-
'Ura'/ GJKKO lë në burg 11 anëtarët e grupit të trafikut të drogës, 3 detyrim paraqitjeje! Avokati i Morinës: SPAK të caktojë episodet për secilin (VENDIMI)
Afro 5 orë ka zgjatur seanca për 14 personat e arrestuar me urdhër të SPAK në kuadër të operacionit "Ura" dhe më shumë se një orë tërheqja për vendim e gjyqtares. Lihen në "arrest me burg" 11 nga të arrestuarit në Shqipëri, "detyrim paraqitjeje" për avokatin Armand Tragaj, që gjatë seancës iu lut gjyqtares për zbutje mase, për shkak të tre familjarëve të sëmurë dhe gruas me fëmijë të vogël. E njëjta masë dhe për Ervis Deti e Bexhet Mema. Mes personave të ndaluar, edhe ish-efektivi i RENEA, Altin Morina
23 Maj 2025, 15:00 -
Bisedat në Sky ECC/ Ish-efektivi i RENEA-s komunikonte me Nderjakun për trafikimin e kokainës: Malli është 800-ësh
Nga analiza e mesazheve të shkëmbyera mes Altin Morinës dhe Ekli Nderjakut në Sky Ecc rezulton se ata janë pjesë e një grupi të organizuar kriminal, që operon në trafikun ndërkombëtar të lëndëve nar
23 Maj 2025, 14:12 -
DOSJA/ 'A t’ja prishim gjilpërën pistoletës në laborator?', përgjimet në SkyECC! Nderjaku i kërkoi Morinës të ndërhynte për të liruar Mond Çekiçin
Në një episod të pasqyruar në dosje, Nderjaku kërkon ndihmë ish-efektivit të RENEA-s Altin Morina që të ndërhynte për të liruar Mond Çekiçin, i arrestuar në Durrës me armë.
23 Maj 2025, 13:14 -
-
Ish-prokurori Karanxha për Report Tv: SPAK nuk e ndryshon dot rezultatin e zgjedhjeve! Kodi Penal parashikon nga 1-7 vite burg për rastet me ‘trenin bullgar’
Ish-prokurori Ervin Karanxha shpjegoi për 'Frontline' dy juridiksionet në lidhje me pretendimet e opozitës në lidhje me shkeljet në zgjedhje apo manipulimin e votave nëpërmjet ‘trenit bullgar’. Cilat janë kompetencat e SPAK dhe Prokurorive dhe kush e vendos certifikimin e rezultatit. Çfarë parashikon Kodi Penal
22 Maj 2025, 22:02 -
Mero Baze: Si t’ia shpjegojmë Alastair Campbell, lajmin e sotëm të SPAK?
Për t’i treguar atij se nuk po e mbajnë në burg kot, shpërndanë një njoftim me gjuhë të koduar që të mos kuptohet nga askush, dhe me shpjegime informale që kanë sekuestruar një pronë të re të Erion Veliajt dhe Ajola Xoxes, dhe se i kanë shtuar një akuzë të re çiftit për mosdeklarim pasurie
22 Maj 2025, 20:59 -
SPAK sekuestroi një apartament te Kodra e Diellit, avokatët: Veliaj dhe Xoxa s'janë pronarë, i kanë deklaruar pasuritë e tyre
Erion VeliajAvokatët e kryebashkiakut të Tiranës në një reagim pas procedimit të ri nga SPAK, thanë se çifti i bashkëshortëve Veliaj-Xoxa nuk janë pronarë të apa
22 Maj 2025, 18:45 -
Regjistrohet procedim i ri për kryebashkiakun e Tiranës, SPAK: Veliaj dhe Xoxa fshehën një apartament te 'Kodra e Diellit', vihet në sekuestro
SPAK regjistron procedim të ri për Erjon Veliajn. Kryebashkaiku dyshohet edhe për veprën penale të fshehjes së pasurisë. Spak njoftoi se vuri në sekuestro një apartament dhe një shtesë prone, fqinje me banesën e tij te “Kodra e Diellit”
22 Maj 2025, 17:13 -
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Ajola Xoxës për kthimin e telefonit dhe sendeve të tjera të sekuestruara nga SPAK
Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliajt, Ajola Xoxa, për të marrë pas telefonin dhe sendet e tjera të sekuestruara më parë si pjesë e hetimit të SPAK.
22 Maj 2025, 17:08 -
Si transportohen paratë e drogës, Nuredin Dumani hetuesve italianë: Me autobusë, nga Italia drejt Shqipërisë 12% shoferëve, anasjelltas 4%
Hetimet e autoriteteve italiane për grupet e trafikut të kokainës që vepronin mes Durrësit dhe jugut të Italisë, nxorën në pah dhe faktin se paratë e trafiqeve vinin në Shqipëri duke përdorur linjat e autobusëve. I penduari i Drejtësisë Nuredin Dumani, ka konfirmuar për prokurorët italianë se kjo është rruga kryesore e shfrytëzuar nga trafikantët. Dumani po ashtu ka zbuluar se telefonat e koduar, që përdoreshin nga eksponentët e botës së krimit gjenden lehtësisht në disa dyqane në Tiranë
22 Maj 2025, 16:21 -
Namir Lapardhaja: Për paranojën 'SPAK-u i partisë'
Është kjo paranojë e hedhur në opinionin publik në rastin e goditjes së fundit në Durrës nga Berisha, e cila po përhapet me shpejtësi edhe nga taborret e tij mediatik dhe më gjerë. Pra, paranoja e radhës thotë se pse SPAK goditi pas zgjedhjeve dhe jo para tyre.
22 Maj 2025, 13:08 -
Ish-këshilltari i Tony Blair, Alastair Campbell: Skandaloze që Veliaj mbahet në burg pa një akuzë zyrtare (VIDEO)
Në një nga episoded e fundit të podcastit “The Rest is Politics”, ai e cilësoi mbajtjen e Veliajt në burg për një kohë kaq të gjatë si skandaloze, ndërkohë që vijon të jetë drejtues i bashkisë.
22 Maj 2025, 12:13 -
-
Çmontoi disa grupe kriminale, zbulohet për herë të parë akt marrëveshja e Nuredin Dumanit me drejtësinë
Pas trasferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për bashkëpunim, duke premtuar zbardhjen e krimeve, dosjet e të cilave kishin zënë pluhur prej vitesh.
21 Maj 2025, 22:57 -
Operacioni 'Ura'/ Beqiri në Report Tv: BKH po zbërthen SKY ECC! Softa: Droga blihej edhe me kripto! Topalli: Çoba drejtonte e rekrutonte! Basha: SPAK s’është më me 7 porta
"Repolitix" në Report Tv analizon detaje nga dosja e megaoperacionit 'Ura', të zhvilluar në Itali dhe Shqipëri. Kush janë krerët e organizatës shqiptare të kartelit, si rekrutoheshin anëtarët, transfertat për blerje të drogës edhe me kripto në Ekuador, si vinin fitimet dhe ku ndodhej baza e kësaj sindikate kriminale. Flasin ekspertët e sigurisë Fatjon Softa dhe Faik Basha, avokati Idajet Beqiri dhe gazetarja Aida Topalli
21 Maj 2025, 21:47 -
Bisedat e eksponentëve të krimit në platformat e koduara, i penduari Dumani: Telefonat bliheshin lehtësisht në Tiranë
Bashkëpunëtori i Drejtësisë shqiptare Nuredin Dumani, I ka treguar prokurorëve italianë se këto telefona bliheshin lehtësisht në Tiranë, me çmime që shkonin deri në 2 mijë euro për 6 muaj.
21 Maj 2025, 20:26 -
Ylli Pata: Çfarë prodhon politikisht hapja e gjykimit ndaj Berishës?
Dosja “Partizani” tashmë de jure dhe de fakto ka hyrë në proces. Sali Berisha, është i pandehuri kryesor i një maratone gjyqësore që do të sjellë për një kohë të gjatë një sagë gjyqësore që i takon dhe do t’i takojë historisë së kronikës së drejtësisë në këtë vend në vite
21 Maj 2025, 20:25 -
Operacioni ‘Ura’, reagon dhe EUROJUST: U goditën 3 organizata kriminale të trafikut! 5 mln euro cash pagesa për drogë, biseda të dekriptuara! Nga 2018, 118 urdhra arresti Itali-Shqipëri
Për këtë aksion të bujshëm ka reaguar sot edhe EUROJUST, i cili jep detaje dhe rezultate. Organizmi ligjzbatues zbulon se që nga viti 2018 ka pasur goditje të vazhdueshme dhe në total janë 118 urdhra arresti mes dy vendeve Itali-Shqipëri, shumë nga të cilat të dënuar deri në 20 vite burgim gjatë proceseve dhe të tjerët të goditur nga aksioni ditën e sotme
21 Maj 2025, 18:53 -
Operacioni 'Ura'/ SPAK jep detajet: Pagesat për drogën kryheshin nga Italia drejt Shqipërisë përmes linjave të autobusëve, u sollën 4.5 mln euro
SPAK del me deklaratë zyrtare për operacionin Ura që shkatërroi një rrjet të trafikut të drogës. Paratë për lëndët narkotike futeshin në autobusët e ‘Ligori Travel’ dhe vinin në Shqipëri. Nga provat e siguruara rezulton se janë transferuar 4.5 milionë euro, të gjetura këto edhe nga shënime të mbajtura nga trafikantët dhe të dërguara me foto në celularë përmes SkyECC.
21 Maj 2025, 18:38 -
Kushtetuesja zbardh vendimin për Elton Qynon: Ekspozimi i burimit të gazetarit bëhet vetëm kur s’ka rrugë tjetër për sigurimin e të dhënave! Materialet u sekuestruan pa asnjë indicie se do shkelej urdhri për ruajtjen e sekretit
Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin e 22 prillit 2025 për rastin e gazetarit Elton Qyno, të cilit i dha të drejtë me një vendim unanim (8 me 0) ku vendosi shfuqizimin e vendimeve të gjykatave për sekuestrot e materialeve të Qynos dhe në fund asgjësimin e tyre.
21 Maj 2025, 17:17