-
Dosja e “Sterilizimit”, GJKKO shtyn për më 3 Tetor seancën ndaj Beqajt dhe të tjerëve, ish-ministri: Dua qëndrimin tuaj për ato që do them në Komisionin Hetimor!
Kërkesa e palës mbrojtëse që SPAK të lexojë të gjitha aktet e dosjes voluminoze për koncesionet në shëndetësi, ka çuar përsëri në shtyrjen e seancës. I arrestuar për çështjen e fondeve të SASPAC dhe i pandehur për “Sterilizimin”, Ilir Beqaj pyet GJKKO-në nëse i lejohet të flasë kur të dalë në Komisionin për Koncesionet në Shëndetësi, në Kuvend, muajin e ardhshëm: Shumica e argumenteve, sekret hetimor!
19 Shtator 2024, 14:00 -
SPAK jep lejen, ish-zv.ministri Rrjepaj dëshmon nesër për sterilizimin në Komisionin Hetimor! Për herë të parë, një i paraburgosur pyetet nga deputetët
Ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, i cili ndodhet në qeli për koncesionin e sterilizimit, do të dëshmojë ditën e nesërme në Komisionin Hetimor Parlamentar të Shëndetësisë.
19 Shtator 2024, 12:59 -
EDITORIAL/ Njësoj si me videon e 21 janarit, edhe tani shumë pak gazetarë po guxojnë të publikojnë dosjen e SPAK për Sali Berishën dhe familjen!
Edhe pse Shqipëria ka numrin më të lartë të mediave në Europë për banorë, shumica heshtin për dosjen e SPAK për familjen Berisha. Po zhduket nga horizonti mediatik edhe ushtria e ''gazetarëve investigativë''.
19 Shtator 2024, 12:22 -
Adriatik Doçi: 31 pika kyçe dhe të sikletshme në dosjen 500 faqe për korrupsionin e Familjes Berisha
E gjithë dosja e tjetërsimit të pronës publike ish Klubi Partizani është manipuluar. Në terren janë kryer veprime fiktive dhe vetëm në zyrë për pronën do t'i kthehej grupit të ish pronarëve që përfaqësoheshin nga dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi.
19 Shtator 2024, 11:24 -
DOSJA PARTIZANI / SPAK zbulon mashtrimin e Malltezit! Kontrata për blerjen e Homeplan nuk u nënshkrua në 2014, por në 2018! I nxori zbuluar blloku i zi dhe kompjuteri i Studio Pustinës
Në dosjen 500 faqe "Partizani" të SPAK zbulohet edhe mashtrimi me kontratën për blerjen e kompanisë Homeplan“ nga Jamarbër Malltezi e 35 % dhe Xhimi Begeja me 25 %, ndërsa Fatmir Bektashi do t’i mbeteshin 40% të aksioneve. SPAK ka zbuluar se dokumenti i kontratës në fakt është shkruar dhe nënshkruar më 21 shtator 2018 edhe pse me një datë 4 vite të mëhershme.
19 Shtator 2024, 11:15 -
Masa e parë e sigurisë/ Gjykata Kushtetuese kalon për shqyrtim në seancë plenare ankimimin e ish-kryeministrit Sali Berisha
Çështja do kalojë në seancë plenare, për ta shqyrtuar mbi bazë dokumentesh. Në procesin që do mbajë Kushtetuesja, mësohet se palë do të jetë edhe Kuvendi i Republikës
18 Shtator 2024, 14:38 -
‘Afera me serbin Fazlliç, apartamente te Ulaj pa iu gjendur pagesat, banesë Gjicit por deklaroi 4 vite qira, e deri te Prendi që thyente çeqet e Malltezit! Emrat ‘VIP’ në dosjen 500 faqe ‘Partizani’
Në dosjen 500 faqe të SPAK mbi privatizimin e ish kompleksit sportiv Partizani, ka shumë emrat të tjerë të njohur, përveç 4 të pandehurve me në krye Sali Berishën dhe dhëndri Jamarbër Malltezi. Ja ta shohim disa prej tyre
18 Shtator 2024, 13:47 -
Operacioni për kapjen e grupit ‘Çopja’ u dekonspirua? Policia në ‘sitën’ e SPAK, në pyetje u morën Rrumbullaku, Nallbati dhe drejtori i Operacionales
Prokuroria e Posaçme ka nisur edhe një hetim për dekonspirim të operacionit të 31 korrikut që u organizua për goditjen e bandës së dy vëllezërve Çopja në Elbasan.
18 Shtator 2024, 12:08 -
Pjesë e grupit të organizuar kriminal, GJKKO kalon për proces për 5 akuza dosjen e ish-shoferit të MB dhe 3 familjarëve të tij! Pranohet gjykimi i shkurtuar, mbi 2,1 mln euro të përfituara
Më 11 Qershor SPAK kishte dërguar për gjykim çështjen me 12 të pandehur. Mes tyre edhe Sokol Idrizaj, ish-shofer i MB, bashkëshortja dhe dy vajzat e tij. Pastronin nëpërmjet mallrave të vjedhur në Francë nga grupi kriminal, paratë e organizatës
18 Shtator 2024, 11:41 -
Abuzimi me fondet e SASPAC, shtyhet seanca për Ilir Beqajn! Mbrojtja kërkoi kohë të njihet me materialet hetimore
Seanca ishte parashikuar të mbahej sot, por mbrojtja e Ilir Beqajt, ish drejtorit të agjencisë SASPAC, kërkoi materialet hetimore nga ana e Prokurorisë së Posaçme, ndërsa nuk u paraqit njëri prej avokatëve të personave që janë nën hetim për këtë çështje, çka çoi në shtyrjen e seancës.
18 Shtator 2024, 11:23 -
SPAK i sekuestroi ish-shefit të Operacionales 5 apartamente, firma ‘Arlis Konstruksion’ kërkon rimarrjen e pronave të Oltion Bistrit
Bëhet fjalë për 5 apartamente në total, pasuri për të cilat avokati thotë se janë sekuestruar gabimisht dhe se kontrata e blerjes me Bistrin ka qenë prishur përpara se ky i fundit të vihej në pranga për llogari të SPAK
17 Shtator 2024, 18:33 -
Skënder Minxhozi: Vetingu pasuror pas dosjeve të SPAK: Shpata e vërtetë e Damokleut
Sali Berisha mblodhi me urgjencë gazetarët pas daljes së dosjes së klubit Partizani nga dyert e SPAK. E ka të qartë se po afron përballja me fakte, e jo me fjalime e mitingje, me gjyqtarë e prokurorë e jo me kundërshtarë politikë në bangat e Kuvendit.
17 Shtator 2024, 17:06 -
-
-
Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja, SPAK jep pretencën! Kërkon dënimin me 11 vite burg për Ramazan Rrajën
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin e pesë personave të akuzuar se siguruan kushtet për atentatin ndaj prokurorit të Arjan Ndoja dhe mikut të tij Aleksandër Laho. SPAK kërkoi 11 vite burg Rrajën, 9 vite për Gent Ndërjakun, 8 vite për Bashkim Haxhinë dhe nga 7.6 vite për Endrit Sinanin dhe Julian Pjetrin
17 Shtator 2024, 14:20 -
SPAK i sekuestroi telefonin nën dyshimet se operacioni i Çopjave u dekonspirua, drejtuesi i Policisë së Elbasanit në garë për kryepolic! Vettingu e konfirmoi në detyrë
Në mes me uniformë policie, Ilir ProdaSPAK ka sekuestruar sot telefonin e drejtorit të Policisë së Elbasanit, Ilir Proda, ndërsa ka dyshimet se operacioni për goditjen e bandës së Çopjave në Elbasan ësht&
17 Shtator 2024, 11:44 -
Operacioni për kapjen e grupit Çopja u dekonspirua? SPAK sekuestron telefonin e drejtorit të Policisë së Elbasanit, në hetim 10 policë e agjentë të BKH
SPAK i sekuestroi telefonin drejtorit të policisë së Elbasanit, Ilir Proda, në kuadër të një hetimi nisur mbi dyshimet se operacioni për kapjen e grupit Çopja në 31 korrik të këtij viti, është dekonspiruar. Në sitë janë vënë edhe 10 policë dhe agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, të cilët do ekzekutonin masat. Proda është në garë për t'u bërë drejtor i Policisë së Shtetit, ndërsa vettingu e ka konfirmuar në detyrë.
17 Shtator 2024, 11:01 -
U denoncua me filmim se mori 1 mijë euro ryshfet, SPAK vë nën arrest Oficeren Gjyqësore të Elbasanit! Do pushonte çështjen e një të akuzuari për ndërtim pa leje
Publikimi i pamjeve solli dje hetimin dhe marrjen nën akuzë për korrupsion nga Prokuroria e Posaçme të oficeres A.D., teksa GJKKO pranoi kërkesën për masën “arrest shtëpie”. Policia e ekzekuton
17 Shtator 2024, 10:58 -
-
SPAK heton dy tenderët e KQZ, Celibashi: Procesi legjitim, 0 shqetësim! S’ka më kohë për votim elektronik në 6 qarqe, shanset deri në 3
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i qëndron vendimeve të marra 3 vjet më parë, kur i dha kompanisë Smartmatic 21 mln dollarë për dy tendera. Hetimi nga SPAK, nuk e shqetëson Ilirjan Celibashin, i cili deklaron koke dhembje të tjera: votimin elektronik dhe votën e diasporës.
17 Shtator 2024, 09:42