-
Investigimi për vilën perandorake të Berishës, Meçe: Provë që duhet ta marrë SPAK, fakte të pakundërshtueshme! Hetimi pasuror e ka vënë me shpatulla pas muri
Analisti Arben Meçe ka komentuar investigimin e Shqiptarja.com, përmes së cilit për herë të parë u publikuan dokumente dhe procedura që implikojnë Sali Berishën, atëherë kryeministër të përkushtuar të firmosë leje ndërtimi në favor të firmës që ndërtoi fshatin turistik luksoz në Gjirin e Lalzit.
23 Korrik 2024, 18:08 -
Qëlloi drejt protestuesve në 21 janar, ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi jep 3 orë e gjysmë llogari në SPAK! Pyetet për rolin e Berishës e Bashës (VIDEO)
Pasi SPAK nisi hetimet për 21 janarin, ish-komandanti i Gardës Ndrea Prendi ka dhënë sot llogari për 4 vrasjet në Bulevard për rreth 3 orë e gjysmë. Pritet fletëthirrje për ish-ministrin e Brendshëm Basha dhe ish-kryeministrin Berisha, për të cilët SPAK do zbardhë rolin në vrasjet shtetërore të 21 janarit.
23 Korrik 2024, 17:43 -
SPAK e SHBA godasin grupin kriminal që kalonin qytetarë me dokumente false nga Hani i Hotit për në Amerikë e Kanada! Në burg organizatori, 4 arrest shtëpie, mes tyre 2 policë
Një grup që ndihmon qytetarë shqiptarë të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme është goditur pas hetimeve të nisura në vitin 2023. Pjesë e grupit ishin edhe dy policë të pikës së kalimit kufitar Hani i Hotit.
23 Korrik 2024, 16:28 -
FAKTET PËR SPAK/ Zbulohen 3 lejet e ndërtimit që Sali Berisha firmosi për fshatin turistik ku ka vilën! Ja si Argita transformoi një shtëpi 50m2 në vilën perandorake D5
Për herë të parë në një investigim i Shqiptarja.com publikohen dokumente dhe procedura që implikojnë Sali Berishën, atëherë kryeministër të përkushtuar të firmosë leje ndërtimi në favor të firmës që ndërtoi fshatin turistik luksoz në Gjirin e Lalzit. Investigimi publikon dhe faktet se si Argita, transformoi një shtëpi 50m2 në vilën perandorake. D5.
23 Korrik 2024, 10:51 -
Abuzimi 77 mln lekë me tenderat, SPAK dërgon për gjykim ish-kryetarin e bashkisë Finiq, Leonidha Hriston dhe 4 ish-zyrtarë
Leonidha Hristo, ish-kryetar i bashkisë së Finqit me partinë Mega dhe kandidat për kryetar në zgjedhjet e lokale të vitit të kaluar, me koalicionin Bashkë Fitojmë, është dërguar për gjykim nga Prokuroria e Posaçme, i akuzuar për shpërdorim detyre, pasi dyshohet se ka abuzuar me tenderat. SPAK po ashtu ka dërguar për gjykim dhe 4 ish-zyrtarë të tjerë, Florian Perin, Stavri Çavo, Lefter Karjanin dhe Lefteria Mekshin
23 Korrik 2024, 09:52 -
-
Vrasjet e 21 janarit/ Dëshmon në SPAK xhaxhai i Aleks Nikës: U vranë njerëz në bulevard! Përgjegjës Berisha, Basha e Komandati i Gardës
Dëshmia e xhaxhait të Aleks Nikës, para prokurorëve të SPAK ka zgjatur për gati një orë. Në përfundim për gazetarët tha se kishte besim tek SPAK se pas 13 viteve do të zbardhet dhe se i gjithë zinxhiri komandues është përgjegjës për vrasje në bashkëpunim
22 Korrik 2024, 14:42 -
I kërkuar nga operacioni 'Revanshi' për grup kriminal, ekstradohet nga Gjermania ish-efektivi i RENEA-s Adrian Pikli
Është ekstraduar nga Gjermania Adrian Pikli. Ndaj 29-vjeçarit GJKKO ka caktuar më 15 maj 2024 masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal
22 Korrik 2024, 13:12 -
-
Skandali te Onkologjiku, SPAK kërkon informacion nga bankat e Hipoteka për pasuritë e 7 të pandehurve! Të mërkurën njihen me masat në GJKKO
Mjekët dhe zyrtarë të spitalit Onkologjik, të dyshuar për korrupsion e kontrabandë me medikamentet mjekësore do të dalin të mërkurën para Gjykatës së Posaçme për tu njohur me masat e sigurisë. Po ashtu SPAK ka kërkuar informacion nga bankat dhe hipotekat për pasuritë dhe astetet e mjekëve në kuadër të hetimit pasuror
22 Korrik 2024, 10:51 -
-
Kush urdhëroi vrasjet më ‘21 janar'? Gruaja e Aleks Nikës 3 orë në SPAK: Dhashë fakte të reja! Dëshmon dhe xhaxhai: Përgjegjësia duhet kërkuar tek Berisha e Basha (VIDEO)
Familjarët e Aleks Nikës dëshmuan sot në SPAK, 13 vite pasi pa u lodhur kërkuan të vihen para drejtësisë përgjegjësit e vërtetë të vrasjeve shtetërore të 21 janarit 2011. E veja e Nikës tha se audiokasetën e cilësuar si provë të re do ta dorëzojnë ditët në vijim. Xhaxhai kërkon që zinxhiri komandues të përgjigjen për "vrasje në bashkëpunim": Vranë njerëz në bulevard! U thirra për audiokasetën.
22 Korrik 2024, 07:59 -
Inceneratori i Tiranës, SPAK mbyll hetimet për 12 prej të akuzuarve, mes tyre Lefter Koka! U komunikon akuzën për shpërdorim detyre, pritet gjykimi
SPAK ka mbyllur pjesën e parë të hetimeve për inceneratorin e Tiranës, duke u komunikuar akuzuat 12 ish-zyrtarëve të dyshuar për shpërdorim detyre. Ndërkohë vijojnë hetimet për këtë incenerator për pjesën tjetër të personave që akuzohen për korrupsion e pastrim parash.
21 Korrik 2024, 11:39 -
Pse të gjithë të korruptuarit sulmojnë Dumanin e SPAK-ut?
Pasi e trajtuan në Parlament sikur ta kishin vartësin e tyre, të gjithë beniaminët e ‘revolucionit’ të vonuar, me në krye Plakun majë ballkonit, i janë turrur Altin Dumanit, duke e akuzuar për kushtet e burgut dhe daljen e një video që i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, paska bërë në burg.
20 Korrik 2024, 20:17 -
Mero Baze: Nuk do të trembë SPAK, por të vetët që hezitojnë të bëjnë betejë me SPAK
Beteja e re e Berishës nuk ka të bëjë fare me bindjen e tij se po tremb SPAK. Madje ai është i bindur tani për të kundërtën, që SPAK po përparon në hetime rreth pasurisë së tij vajzës dhe djalit. Dhe e ka të qartë fundin.
20 Korrik 2024, 19:48 -
Ekskluzive/ Zbulohen dokumentet që lidhin vilën e Gjirit të Lalzit të Berishës me lejen e ndërtimit që ka firmosur! Ja si mashtroi Argita me deklarimin e pasurisë! Sot faktet e reja në Report Tv
Për herë të parë në një investigim të Report Tv publikohen dokumente dhe procedura që implikojnë si Sali Berishën, atëherë kryeministër të përkushtuar të firmosë leje ndërtimi në favor të firmës që ndërtoi fshatin turistik luksoz në Gjirin e Lalzit, ashtu dhe vajzën e tij Argita.
20 Korrik 2024, 18:00 -
21 janari krim shtetëror/ Nesër me prova në SPAK gruaja e Nikës! Basha "vetëmbrohet", Berisha hesht nga frika
Prej më shumë se 1 dekade me thirrjet ulëritëse për hetimin e 21 janarit si krim shtetëror, bashkëshortja e Aleks Nikës, Rajmonda do të paraqitet në SPAK nesër, ku pritet të pyetet mbi kallëzimin e saj kundër Sali Berishës e Lulzim Bashës, për rolin dhe përgjegjësitë e tyre për vrasjet në bulevard. 21 janari më në fund po hetohet si krim i pazbardhur shtetëror, ashtu siç Strasburgu urdhëroi.
20 Korrik 2024, 15:51 -
-
-
Inceneratori i Tiranës, ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit paraqitet për t'u njohur me akuzën
7 ditë pasi u lirua nga qelia e paraburgimit, ish zyrtari i ministrisë së Mjedisit Pëllumb Abeshi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme , ku ditën e sotme iu komunikua akuza për “Shpërdorim detyre”, lidhur me inceneratorin e Tiranës
19 Korrik 2024, 14:01