-
Kronikë
Ashensorët 'vrasës'! ISHMT për Report Tv: Nga mbi 10 mijë vetëm 1200 janë certifikuar! Kosto e kolaudimit në vit shkon vëtëm 10 mijë lekë për një pallat
Nga mbi 10 mijë ashensorë në të gjithë vendin, vetëm 1200 prej tyre janë certifikuar, pra vetëm 10% e tyre. Kështu tha në Report Tv drejtori Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes Teknike (ISHMT) Julian Llupo, vetëm një ditë pas ngjarjes tragjike në zonën e Astirit në Tiranë ku dy gra mbetën të plagosura pas shkëputjes së kavove të ashensorit të pallatit.
13 Shtator 2021, 12:20 -
Kronikë
Tiranë/ Bie ashensori në Astir, 2 të plagosura, njëra shtatzënë! Arrestohet tekniku i mirëmbajtjes, nën hetim i vëllai administrator i firmës! Aksidenti zbuloi skandalin, ISHMT: S'ishte certifikuar
2 gra kanë mbetur të plagosura pasi i janë këputur kavot ashensorit në një pallat në Astir dhe ka rënë. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur pak minuta pas mesnate dhe të 2 gratë janë dërguar për në spital, ku njëra ndodhet ndodhet në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa tjetra është rikthyer në banesë. Policia arreston teknikun e mirëmbajtjes dhe kontrollit të ashensorëve të pallatit Dëfrim Shabani, ndërsa ka vendosur procedim në gjendje të lirë për vëllanë e tij Dritan Shabani, administratori i firmës së mirëmbajtjes.
12 Shtator 2021, 08:56