Ashensorët 'vrasës'! ISHMT për Report Tv: Nga mbi 10 mijë vetëm 1200 janë certifikuar! Kosto e kolaudimit në vit shkon vëtëm 10 mijë lekë për një pallat

TIRANË- Në një vend ku ka më shumë se 10 mijë ashensorë në përdorim nga qindra mijëra qytetarë, të regjistruar janë vetëm 1200 prej tyre! Kjo e bën situatën alarmante dhe ajo që është më e rëndë është se për këtë nuk ka një përgjegjës! Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes Teknike e ka të pamundur pasi në dispozicion ka vetëm një staf prej 7-8 inspektorët dhe kontrollet bëhen mbi bazë risku dhe jo të përgjithshme, e ndërsa jo çdo pallat ka një administrator. Të gjendur përballë kësaj situate, drejtori i mbikëqyrjes së ashensorëve Julian Llupo në intervistën për gazetarin e Report Tv, Arsen Rusta bën me dije se për ashensorët duhet të ketë kontrolle 1 herë në vit për ato në pallate dhe 6 muaj për ashensorët në ambiente pune, spitale apo hotele, por që në terren nuk ndodh një gjë e tillë.

"ISHMT dhe sektori përkatës që merret me inspektimet, ka një periudhë rreth 3 vjet, janë kryer rreth 2000 inspektime në të gjithë vendin, por me një staf që është llogaritur për të trajtuar problematike në standaste shumë të vogla, 1200 ashensorë janë regjistruar, për këta ka informacione për instaluesin dhe mirëmbajtësin. pjesa tjetër mbetet e pacertifikuar nga një trup sic e kërkon ligji. Në kryejnë inspektime me bazë riskun, llogariten rreth 10 mijë ashensor, inspektimi është masiv. Sa i përket ashensorëve që janë në ambiente punë kanë qenë fokusi kryesor, se risku është më i lartë dhe po shkohet drejt një registrimi, ndërsa te ato me ambiente të përbashkëta, zgjedhje e administratorëve të pallateve dhe në ndjekjen masive të kësaj problematike ndërsa në bashkitë e tjera ky proces nuk funksionin, e kemi të vështirë që të gjejmë një person përgjegjës për mirëmbajtjes, certifikimin dhe mirëmbajtjen.

Vlora,  Fieri s'kanë administrator. Është një fenomen masiv dhe duhet të ketë zgjedhje patjetër. Inspektoriati e ka të pamundur nga logjistika, se nuk mund të kryejmë 10 mijë apo 20 mijë procedura, nuk është krijuar sistemi i tillë, por nëpërmjet administrimit të administratorëve, ai kërkon mirëmbajtje një herë në vit, dhe atëherë kur nga banorët shohin se kanë diçka që nuk shkon drejtohen te ISHMT. 1 herë në vit në ambiente të përbashkëta, dhe 6 muaj për pallate, hotele, ambiente pune", është shprehur Llupo.

Duke u ndalur në gjuhën e shifrave, për të kolauduar një ashensor ka një kosto deri në 10 mijë lekë që duhen paguar nga ana e vetë qytetarëve. Llupo ka treguar edhe se si një qytetarë mund ta disponojë si informacion nëse ashensori i pallatit ku ai banon është i regjistruar dhe i certifikuar apo jo. Gjithashtu, ai ka sqaruar se në rast se një qytetar sheh që ashensori në pallatin e tij ka një anormali, atëherë duhet të njoftojnë administratorin, dhe është ky i fundit që njofton ISHMT-në. Megjithatë, situata është e tillë ku në shumë pallate nuk ka një administrator për shkaqe të ndryshme.

"50-100 mijë lekë të vjetra në vit për ato periodike, ndërsa për certifikimin fillestar është shumë herë më i madh. Certifikatat janë raporte zyrtare që i lihen administratorit të pallatit, të plota dhe me konkluzione i lihen administratorit dhe çdo banorë mund ta kërkoj këtë informacion, të marrë certifikatën", tha Llupo.

Ngjarja e djeshme në zonën e Astirit nxori në pah këtë problematikë. 2 gra mbetën të plagosura pasi ra një ashensor nga një pallat. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur pak minuta pas mesnate dhe të 2 gratë janë dërguar për në spital, ku njëra ndodhet në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa tjetra është rikthyer në banesë. Ato kanë qenë brenda ashensorit, kur kabulli i tij është shkëputur dhe është përplasur me fuqi në katin e parë. Njëra prej të plagosurave është shtatzënë. Lidhur me këtë ngjarje u arrestua tekniku i mirëmbajtjes dhe kontrollit të ashensorëve të pallatit, Dëfrim Shabani, ndërsa ka vendosur procedim në gjendje të lirë për vëllanë e tij, Dritan Shabani i cili është administratori i firmës së mirëmbajtjes. 

 

B.K./xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • gezim: 13/09/2021 11:49

    ISHMT-ja te beje detyren per te cilen eshte krijuar. Nuk e kuptoj pergjigjen e tyre, kjo tregon qe ata zoterinjte nuk ndjejne asnje pergjegjesi, shume keq. Cudi si vazhdoje keta punonjes ne institucionet qendrore. Duhen te aftet kudo.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës