-
Basha fton gazetarët në selinë e PD, policia nuk i lejon se hetuesit po mbledhin provat! Gazment Bardhi: Janë vegël e Ramës! Prokuroria merr serverin e kamerave
Pas sulmit të pësuar nga mbështetësit e Sali Berishës, Lulzim Basha ka ftuar mediat të futen brenda në seli për të parë se çfarë ka ndodhur. Basha pritet të ketë një komunikim për situatën kaotike të krijuar sot në selinë e PD, ku u desh ndërhyrja e policisë, FNSH dhe RENEA për të shpërndarë turmën.
8 Janar 2022, 15:05 -
Protesta e thirrur nga ish-kryeministri, Mero Baze: Berishën sot praktikisht e kanë hedhur në Lanë
Gazetari Mero Baze ka komentuar protestën e thirrur sot nga ish-kryeministri Sali Berisha. Përmes një statusi në rrjete sociale Mero Baze shprehet se Berisha është i vetëm dhe sot praktikisht e kanë hedhur në Lanë.
8 Janar 2022, 15:03 -
Protesta e dhunshme e Berishës, reagon për herë të parë Rama: Jeta është e vështirë, por budallenjtë e vështirësojnë edhe më shumë
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të reagojë me një shprehje të aktorit John Wayne, teka shkruan në Instagram: "Jeta është e vështirë, por budallenjtë e vështirësojnë edhe më shumë".
8 Janar 2022, 14:52 -
Berisha: Rruga që kemi për të bërë s'është e lehtë, kërkon sakrificë! Ju garantoj një rrugë të suksesshme e fitimtare
Në deklaratën e tj të fundit në protestën e dhunshme që thirri sot, Sali Berisha i kërkoi militantëve të tij sakrifica ' në rrugën që kemi për të bërë'. Ai tha se protestat nuk do të ndalen dhe se qëllimi është rikthimi i PD në pushtet me votën e l
8 Janar 2022, 14:41 -
Berisha shpërndan protestuesit: Do të vazhdojmë deri sa ta çlirojmë shtëpinë tonë
Sali Berisha i ka dhënë fund protestës duke paralajmëruar tentativa edhe më të fuqishme në të ardhmen për të marrë godinën."Përpjekjet për të çliruar shtëpinë e lirisë do të vazhdojë deri në arritjen e qëlli
8 Janar 2022, 14:24 -
-
Report TV siguron pamje nga brenda selisë së PD, anëtari i Këshillit Kombëtar: Do të vijojmë si normalisht me mbledhjen
Pavarësisht situatës së krijuar nga militantët e Sali Berishës, duket se Lulzim Basha ka vijuar me mbledhjen e lajmëruar me deputetët e anëtarët e Këshillit Kombëtar. Në një komunikim për Report Tv, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Olsi Karapici, i cili tregoi edhe pamje nga ambientet e brendshme, tha se ata do të v
8 Janar 2022, 14:10 -
-
-
Protesta e dhunshme e Berishës, Policia: Godina është vendngjarje, kush ka kryer akte dhune do përballet me ligjin
Drejtori i Policisë së Tiranës, Lorenc Panganika tha në një komunikim për mediat se godina e selisë së PD konsiderohet vendngjarje. AI theksoi se kush ka bërë akte dhune do të përballet me ligjin.
8 Janar 2022, 13:48 -
-
Duma brenda selisë së PD: Distancohem nga dhuna e Berishës, të largohet! Boll me një të re që kopjon një të vjetër
Deputetja Grida Duma ka reaguar nga selia e Partisë Demokratike përmes një live në ‘Facebook’ e cila thotë se kjo situatë duhet të ishte zgjidhur përmes dialogut. Gruma tha se distancohet nga dhuna e Sali Berishës, ndërsa thotë se ka ardhur koha që e vjetra të largohet dhe t’iu lihet vendi i të rinjve. Ndërsa dha dhe nj&
8 Janar 2022, 13:41 -
-
FOTOLAJM/ Militantët e Berishës rrethuan selinë e PD dhe shqyen dyert, Ervin Salianji 'armatoset'
Teksa militantët e Sali Berishës rrethuan selinë e PD-së duke shqyer dyert, deputetët demokratë që ishin brenda janë ndjerë jo pak të rrezikuar, ku sikurse shihet edhe në foto, Ervin Salia
8 Janar 2022, 13:39 -
-
Report Tv siguron pamje brenda selisë së PD, Salianji: Dhunë e paimagjinueshme, një grua shtatzënë është plagosur, një person tjetër në gjendje të rëndë! Duma: Distancohem nga dhuna e Berishës
Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka folur për Report Tv duke treguar situatën brenda selisë së PD, që u pushtua nga militantët të Berishës. Salianji tha se janë plagosur disa persona, mes të cilëve një grua shtatzënë, ndërsa njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë.
8 Janar 2022, 13:32 -
Policia merr kontrollin e selisë së PD, njerëzit e Bashës mbikëqyrin situatën nga tarraca
Selia e Partisë Demokratike është marrë nën kontroll nga Policia e Shtetit ndërohë që protestuesit janë shpërndarë, njerëzit e Lulzim Bashës janë pozicionuar mbi tarracën e selisë duke vëzhguar situatën.
8 Janar 2022, 13:28 -
-
Berisha del nga zyrat e FRPD, largohet nga selia blu, i bashkohet protestuesve jashtë
Sali Berisha ka dalë nga zyrat e FRPD ku qëndroi ndërkohë që situata ishte e tensionuar. Ai është larguar nga ambiente e selisë së PD, ndërsa i është bashkuar protestuesve në Bulevardin Zhan D'Ark.
8 Janar 2022, 13:23 -
