-
Kronikë
Kryefamiljari humbi jetën në minierën e Bulqizës 8 muaj më parë, familja vuan 'peshën' e varfërisë ekstreme! Gruaja për Report Tv: Kam 3 vajza, marr vetëm 3500 lekë në muaj
Minatori Fiqiri Karaji humbi jetën në thellësinë e nëntokës në shkurt të këtij viti, duke lënë pas bashkëshorten dhe 3 vajza. E sot, mes dhimbjes së humbjes së bashkëshortit, gruaja e tij, Fatbardha detyrohet të përballet çdo ditë me mjerimin e varfërinë ekstreme. 'Report Tv' ishte sot në banesën e kësaj familje që ia dalin me vetëm 35 mijë lekë të vjetra pension që merr vajza e vogël dhe rrogën e Fatbardhës që tregon se ka nisur punë prej një muaji në seleksionimin e kromit.
21 Shtator 2021, 11:56