Nipi humbi jetën në minierë 8 muaj më parë, xhaxhai i Fiqiri Karajit i përlotur: La 3 fëmijë jetimë! Privati vetëm po i gërryen pa kriter minierat, s'ka inxhinierë e profesionistë

 

I përlotur, xhaxhai i Fiqiri Karajit, minatorit 47-vjeçar që humbi jetën në minierën e Bulqizës në shkurt të këtij viti, thotë se nuk mori asnjë shpjegim për vdekjen e nipit, i cili la 3 fëmijë jetimë. Për 'Report Tv' Gani Karaji ai u shpreh se kushtet e punës në minierë sot janë të vështira dhe se kompanitë private që i kanë në administrim, vetëm po i gërryejnë pa kriter. Sipas tij, në miniera mungojnë inxhinierët e profesionistët.

"Kam punuar 28 vite në minierë. Tani kushtet në miniera janë të vështira, nuk ka më profesionistë, inxhinierë teknikë. Privati vetëm po përfiton, minierat vetëm po gërryhen, është si t'i heqësh shtyllat shtëpisë, a qëndron shtëpia? Jo do rrëzohet. Këtu hy njeriu në galeri dhe del apo jo nuk mban njeri përgjegjësi. Për nipin nuk na dhanë asnjë shpjegim, tani bashkëshortja e tij ka 3 fëmijë e jeton me 35 mijë lekë të vjetra. Shteti t'i japi ndihmë kësaj familje, janë në rrugë", shprehet ai.


Lajmi kryesor:

Kryefamiljari humbi jetën në minierën e Bulqizës 8 muaj më parë, familja vuan 'peshën' e varfërisë ekstreme! Gruaja për Report Tv: Kam 3 vajza, marr vetëm 3500 lekë në muaj


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Besiktas 'shkrin' ekipin, nxjerr në shitje edhe Ernest Muçin! Shqiptari kërkohet në Angli

Besiktas 'shkrin' ekipin, nxjerr në shitje edhe Ernest Muçin! Shqiptari kërkohet në Angli