-
Banesa iu përfshi nga flakët, 12-vjeçarja humbi jetën nga asfiksia e tymit, Bashkia e DropulliT i jep 1 milionë lekë ndihmë familjarëve
Bashkia e Dropullit ka akorduar 1 milionë lekë ndihmë për familjen e 12-vjeçares që humbi jetën si pasojë e asfiksisë nga zjarri. Krisanthi Ndrico, 12 vjeç, e cila ishte edhe autike, humbi jetën 6 ditë më parë pasi banesa u përfshi nga flaktë.
3 Dhjetor 2021, 18:40 -
Kronikë
Shtëpia merr flakë nga qiriri në Derviçan, 12-vjeçarja autike humb jetën nga asfiksia! Familja në terr dhe sot! Banorët: Prej vitesh ka probleme me dritat!
Mbrëmja e djeshme u shoqërua me një ngjarje tragjike në Gjirokastër, ku një vajzë vetëm 12 vjeçe humbi jetën pasi u asfiksua nga tymi kur banesa e saj u përfshi nga flakët. Familjarët po rrinin në shtëpi me qiri nderzur, pasi në fshatin e Derviçanit problemet e me energjinë elektrike vijojnë prej vitesh, ku banorët më së shumti janë pa drita.
29 Nëntor 2021, 10:58 -
Kronikë
Tragjike në Gjirokastër, shtëpia përfshihet nga flakët, humb jetën 12-vjeçarja, u asfiksua nga tymi! Zjarri ra nga qiriri, mungonte energjia elektrik
Një 12-vjeçare ka ndërruar jetë në Gjirokastër në fshatin Derviçan, pasi është asfiksuar nga tymi, si pasojë e një zjarri që përfshiu banesën e saj. Burime për Report Tv mësojnë se 12-vjeçarja nuk kishte energji elektrike në banesë dhe kishte ndezur qiririn. Qiriri ka rënë në divan dhe banesa ka marrë flakë. Vajza ishte në tualet pasi shkoi që të mbrohej nga flakët e zjarrit, ku dhe është asfiksuar.
28 Nëntor 2021, 22:07