-
Dosja ‘5D’/ Mungoi një prej avokatëve, GJKKO shtyn për më 19 maj gjyqin ndaj tre drejtorëve të Bashkisë dhe të tjerëve! Mbrojtësit: Pse u rrëzua gjykimi i shkurtuar
Disa nga mbrojtësit ligjorë i kërkuan gjykatës t’ju vërë në dispozicion vendimin e arsyetuar për refuzimin e gjykimit të shkurtuar. Seanca e radhës u la të zhvillohet më 19 maj, në orën 13:00, teksa pritet përgjigja e GJKKO-së ndaj avokatëve
30 Prill, 15:55 -
Gjyqi për dosjen 5D, shtyhet seanca e parë në GJKKO! Më 30 prill e radhës
Në Gjykatën e Posaçme u shty sërish seanca e parë për dosjen “5D”. Shkak për shtyrjen e seancës u bë zëvendësimi i avokatit të Redi Mollës, ndërsa një tjetër mbrojtës kërkoi kohë të njihet me aktet. Seanca e radhës u la më 30 prill.
17 Prill, 10:19 -
Inceneratori i Tiranës/ Lefter Koka dënohet me 3 vite burg, GJKKO shpall dënimet edhe për 6 të tjerë! Njëri merr pafajësi (VENDIMI)
Vjen dënimi i tretë për ish-ministrin dhe deputetin e PS-LSI. GJKKO i jep fund procesit dhe shpall fajtor Lefter Kokën, pas Fierit dhe Elbasanit, edhe për Tiranën. Dënohet me 3 vite, por i ulet një e treta pas gjykimit të shkurtuar. Shpallen fajtorë edhe 6 tëpandehurit e tjerë të dosjes, njëri përfiton pafajësinë. Dy dënime kthehen në shërbim prove, 4 masa sigurie shuhen, edhe 5 vite jashtë funksioneve publike. Pavarësisht verdiktit të sotëm, Koka dhe Tushe mbeten në burg për çështjet e tjera
16 Prill, 13:59 -
Mbyllet gjyqi për inceneratorin e Tiranës, më 16 prill vendimi! SPAK kërkon 26 vite burg për 8 të pandehurit, mes tyre Lefter Koka dhe Taulant Tusha
Në seancën e fundit të gjyqit në shkallë të parë, këtë të hënë u konkluduan pretendimet e mbrojtjes së 8 të akuzuarve, të cilët në bllok kërkuan pafajësinë dhe mohuan akuzat. I fundit që bëri mbrojtjen ishte Namik Simixhi, një nga anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave, i cili ashtu siç edhe ish drejtori i Bashkisë së Tiranës Taulant Tusha seancën e kaluar, kishte dërguar një letër dhe nuk ishte në gjyq për shkaqe shëndetësore. Avokati i Simixhiut tha se e shikon të pakuptimtë se si për ish ministrin Lefter Koka ashtu edhe për klientin e tij kërkohet i njëjti dënim, me 4 vite burgim.
7 Prill, 15:04 -
Mbahet në GJKKO seanca për inceneratorin e Tiranës/ Taulant Tushe letër nga burgu: Më kanë burgosur pa gjyq! Për koncesionin s’ka pasur ankesë në Agjencinë e Prokurimeve
Ish-drejtori në Bashkinë Tiranë, Taulant Tushe i ka dërguar Gjykatës së Posaçme një letër nga burgu, ku thotë se është i pafajshëm dhe se është burgosur pa gjyq lidhur me çështjen e inceneratorit të Tiranës. Avokati i tij deklaroi se nuk ka prova për bashkëpunimin e tij me persona të lidhur me koncesionarin apo anëtarë të komisionit.
28 Mars, 13:43 -
-
Inceneratori i Tiranës, SPAK kërkon 4 vite burg për Lefter Kokën! Ja pretenca për 8 të pandehurit, kërkohet dënimi me 26 vite burg në total për ish zyrtarët
SPAK kërkon dënimin për 8 të pandehur të akuzuar për shpërdorim detyre të marrë të pandehur në dosjen e inceneratorit të Tiranës. Në seancën e sotme në GJKKO prokurori Dritan Prençi lexoi pretencën. Të 8 të pandehurve u është pranuar gjykimi i shkurtuar ç’ka u mundëson atyre uljen e 1/3-ës së dënimit.
7 Shkurt, 13:39 -
Dosja 5D/ U vendosën në 'arrest në burg', Gjykata e Lartë prish vendimin e Apelit të GJKKO dhe dërgon për rishqyrtim çështjen e dy ish-drejtorëve të bashkisë Tiranë
Gjykata e Lartë prish vendimin e Apelit të Posaçëm që la në fuqi masën “arrest në burg” vendosur ndaj dy ish drejtorëve të Bashkisë Tiranë nga shkalla e parë në 3 maj të këtij viti.
27 Shtator 2024, 15:41 -
Dosja '5D', SPAK ngre akuzë të re për ish-drejtorët e bashkisë Tiranë, Molla dhe Qato akuzohen dhe për 'pastrim parash'! Tushes i shtyhen afatet e hetimit edhe me 3 muaj
Prokurori i çështjes, Klodian Braho, i shtoi akuzën “pastrim parash” Redi Mollës dhe Mariglen Qatos. Komunikimi i akuzës tjetër iu bë e njohur atyre dhe avokatëve, në seancën e kësaj të hëne. Me akuzën e re Mollës dhe Qatos i zgjatet afati hetimor edhe një vit
23 Shtator 2024, 12:14 -
-
-
Dosja '5D'/ Kërkuan zbutjen e masës së sigurisë, tre ish drejtorët e bashkisë Tiranë do vijojnë qëndrimin në qeli! GJKKO rrëzon kërkesën
GJKKO rrëzon kërkesën e tre ish drejtorëve të bashkisë Tiranë, Redi Molla, Taulant Tushe dhe Mariglen Qato për zbutjen e masës së sigurisë 'arrest në burg'.
24 Qershor 2024, 11:06 -
Apeli i GJKKO-së lë në burg ish drejtorët e bashkisë Tiranë në hetim për dosjen '5D'
Apeli i GJKKO-së refuzoi të ndryshojë masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për ish drejtorët e bashkisë së Tiranës Redi Molla, ish-Drejtor i Ujësjellës Kanalizime në Bashkinë Tiranë, Taulant Tusha, ish- Drejtor i Punëve Publike në Bashkinë e Tiranës, Mariglen Qato, ish-Drejtor Inspektoriatit së Mbrojtjes së Territorit, në Bashkinë Tiranë.
3 Maj 2024, 15:08 -
-
Akuzohet si pronar i ‘5D’ që mori tendera, ish drejtori i UKT Molla: S’kam lidhje interesash me kompaninë, sulmi i frymëzuar nga PD- PL, do vërtetoj pafajësinë
Një reagim për akuzat e SPAK ka bërë ish drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë, Redi Molla ndaj të cilit është firmosur masë sigurie arrest në burg me pretendimin se i ka dhënë tendera kompanisë &
28 Mars 2024, 20:30 -
GJKKO i caktoi arrest në burg, reagon Mariglen Qato: Kam zbatuar ligjin, i keqardhur që SPAK ka rënë pre e presionit politik
Mariglen Qato, ish drejtori i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Bashkinë e Tiranës ka reaguar përmes avokatit pasi GJKKO ka firmosur ndaj tij masë sigurie arrest në burg për korrupsion pasiv dhe fshehje të p
28 Mars 2024, 20:15 -
-
GJKKO firmos 9 masa sigurie për zyrtarë dhe ish zyrtarë të Bashkisë Tiranë! Ish-drejtorët, pronarë të kompanisë '5 D’ i dhanë tendera vetes (AKUZAT + EMRAT)
GJKKO ka firmosur 9 masa sigurie, mes tyre 3 me arrest me burg për 3 ish drejtorë të Bashkisë së Tiranës, Mariglen Qato, Redi Molla dhe Taulant Tusha. Ata akuzohen se gjatë kohës që ishin në poste drejtuese i dhanë tendera kompanisë “5D Konstruksion” sh.p.k." e cila fiktivisht menaxhohej nga 3 të tjerë, por 'de facto' Qato e Molla ishin pronarët e vërtetë. '5 D' u shpall fituese dhe u favorizua edhe në tendera të “Tirana Parking” dhe Klubi Sportiv “Tirana” .
28 Mars 2024, 17:39 -
15 urdhër-arrestet për inceneratorin e Tiranës, Report Tv zbardh ekskluzivisht emrat! Për burrat 'arrest në burg', gratë në 'arrest shtëpie'
Report Tv ka zbardhur ekskluzivisht emrat e 15 urdhër-arresteve të lëshuara për inceneratorin e Tiranës. Për gratë është caktuar masë sigurie 'arrest shtëpie' kurse për burrat është vendosur 'arrest në burg'.Emrat
8 Dhjetor 2023, 21:03 -
SPAK lëshon 15 masa sigurie për investigimin e inceneratorit të Tiranës, Report Tv zbardh ekskluzivisht emrat
SPAK ka lëshuar 15 urdhër-arreste për inceneratorin e Tiranës, disa prej të cilëve janë arrestuar dhe disa janë në kërkim. Report Tv ka mësuar se mes urdhër-arresteve, janë Lefter Koka, Alqi Bllako, Mirel Mërtiri e Klodian Zoto.
8 Dhjetor 2023, 20:32