Inceneratori i Tiranës, SPAK kërkon 4 vite burg për Lefter Kokën! Ja pretenca për 8 të pandehurit, kërkohet dënimi me 26 vite burg në total për ish zyrtarët

TIRANE- Prokuroria e Posaçme kërkoi sot që 8 ish zyrtarët e marrë të pandehur për dosjen e inceneratorit të Tiranës të shpallen fajtorë për akuzën e 'shpërdorimit të detyrës' dhe të dënohen në total me 26 vite burg. Mes të pandehurve është edhe ish ministri i Mjedisit Lefter Koka për të cilën SPAK kërkon dënimin me 4 vite burg.

Në seancën e sotme në GJKKO prokurori Dritan Prençi lexoi pretencën për 8 të pandehurit të cilët akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe ish-ministrin Koka, kanë shpërdoruar detyrën. Të 8 të pandehurve u është pranuar gjykimi i shkurtuar ç’ka u mundëson atyre uljen e 1/3-ës së dënimit.

Pretenca e SPAK
Për Lefter Kokën -   ish-ministër i Mjedisit - Kërkohet 4 vite burg me gjykim të shkurtuar, dënimi ulet në 2.8 vite dhe 5 vite ndalim nga ushtrimi i funksioneve publike.
Për Bledar Karolin -  Anëtar i komisionit - Kërkohen 4 vite burg me gjykim të shkurtuar, dënimi ulet në 2.8 vite dhe 5 vite ndalim nga funksionet publike.
Për Fatjon Muratin -  anëtar i komisionit - Kërkohen 4 vite burg, me gjykim të shkurtuar, dënimi ulet në 2.8 vite dhe 5 vite ndalim nga funksionet publike.
Për Taulant Tushen -  anëtar i komisionit - Kërkohen 4 vite burg me gjykim të shkurtuar, dënimi ulet në 2.8 vite dhe 5 vite ndalim nga funksionet publike.
Për Namik Simixhiun -  anëtar i komisionit - Kërkohen 4 vite burg me gjykim të shkurtuar, dënimi ulet në 2.8 vite
Për Valbona Ballgjinin - Drejtoreshë juridike - Kërkohen 2 vite burg, me gjykim të shkurtuar, i cili konvertohet në shërbim prove.
Për Sidita Koplikun -  anëtar i komisionit - kërkohen 2 vite burg, me gjykim të shkurtuar, i cili konvertohet në shërbim prove.
Për Jetmir Llapajn -  ish-punonjës i QKB - Kërkohen 2 vite burg, me gjykim të shkurtuar, i cili konvertohet në shërbim prove.

Vendimi i GJKKO-së do të shpallet javën e ardhshme, ndërsa për 4 të pandehur që nuk kanë pranuar gjykim të shkurtuar por do të vijojnë gjykim të zakonshëm, gjyqi do të vijojë në gjykatën e Tiranës. Konkretisht gjyqi i veçuar është për Silena Tola, Etleva Kondi, Alba Thoma dhe Pëllumb Abeshi.

SPAK kaloi për gjykim dosjen e inceneratorit të Tiranës më 13 dhjetor 2024 ndërsa në datë 2 gusht 2024, Prokuroria e Posaçme njoftoi zyrtarisht mbylljen e hetimeve për 12 personat e akuzuar.

Për inceneratorin e Tiranës, ish deputeti socialist Alqi Bllako njëherësh sekretar i përgjithshëm i ministrisë së Mjedisit është ndarë më vete. Kjo për shkak se, Bllako akuzohet për një tjetër vepër penale, atë të korrupsionit. Çështja ndaj tij është në fazën e dhënies së konkluzioneve nga ana e prokurorisë.

Për çfarë akuzohen nga SPAK

SPAK  i akuzon 12 të pandehurit për veprime të kundërligjshme në procedurën e lidhjes së kontratës së koncesionit të gushtit 2017, me objekt “Ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitimi i vend depozitimeve ekzistuese, Tiranë ”. Kontrata u lidh mes Ministrisë së Mjedisit dhe shoqërisë “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k., me kosto investimi të parashikuar nga shoqëria, në vlerën 128.2 milionë Euro pa TVSH.

Sipas SPAK para nisjes së procedurave 7 anëtarët e komisionit të dhënies së koncesionit në bashkëpunim me ish-ministrin Koka, kanë propozuar dhënien e burnusit pa një raport të kostove të projektit. Nga ish ministri Koka, drejtoresha juridike Alba Thoma e përgjegjësi i prokurimeve Bledar Karoli u bë dhe u dërgua projektvendimi në Këshillin e Ministrave për dhënien e bonusit prej 8% të pikëve totale të garës shoqërisë propozuese.

Nga hetimet ka rezultuar se shoqëria propozuese “Integrated Energy BV”, në përbërje të së cilës është aksionere edhe shoqëria e biznesmenit Klodian Zoto, “Integrated Technology Services”, ka qenë në dijeni të rrethanave konkuruese para se të shpallej procedura. Prokuroria thotë se kjo ka ndodhur në sajë të ndihmës së dhënë nga vetë funksionarët e Ministrisë së Mjedisit, që e kanë pajisur me dokumentacionin e nevojshëm që duhej të dorëzonte para dhe gjatë procedurës koncesionare, me qëllim shpalljen fitues të kësaj shoqërie.

Mirel Mërtiri dhe Klodina Zoto, të akuzuar si organizatorët e aferës së incineratorëve të Elbasanit, Fierit e Tiranës, janë aktualisht në arrati pasi kërkohen nga drejtësia shqiptare për korruptimin e një numri zyrtarësh të lartë, përfshirë ish-ministrin Lefter Koka dhe ish-deputetin Alqi Bllako, ndërsa së fundmi, nën akuzë përfundoi edhe ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 20 Mars, 10:18

    Nisin kualifikueset e Botërorit, si del Angli-Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

‘Tradhtarë, mosmirënjohës’ / Rama nga Njësia 2 tregon të pathënat kur kandidoi për herë të parë në parti: Mora vetëm 40 vota, dy vite isha ‘black out’

‘Tradhtarë, mosmirënjohës’ / Rama nga Njësia 2 tregon të pathënat kur kandidoi për herë të parë në parti: Mora vetëm 40 vota, dy vite isha ‘black out’