Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi masën e sekuestros së pasurive të ish-drejtorëve të Bashkisë së Tiranës, të arrestuar në kuadër të dosjes “5D”. Gjyqtari Florjan Kalaja vendosi po ashtu të lërë në fuqi vijimin e masave të sigurisë arrest në burg për Redi Mollën, Mariglen Qaton dhe Taulant Tushen.
Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi sekuestron e një trualli 506.25 m² dhe ndërtesë me sipërfaqe 164 m² dhe një tjetër truall me sipërfaqe 51.3 m², të dyja në rrugën “Tefta Tashko”, në emër të familjare të Redi Mollës, Selim Molla dhe Ollga Molla.
Sa i përket pasurive të drejtorit tjetër, Mariglen Qato, është lënë në fuqi sekuestro e një apartamenti me sipërfaqe të përgjithshme 122.7 m², dhe 2 parkime nga 42 m², dhe për një tjetër apartament me sipërfaqe 86.4 m², të dy në emër të Sanie Qato.
Po ashtu në sekuestro SPAK ka vënë më 9 korrik edhe kompaninë '5D Konstruksion' si dhe kompaninë 'Restur' dhe asetet të saj, konkretisht 24% të aksioneve në kompaninë “Mediterranean Investment Group” sh.p.k, e cila po ndërton një hotel me vlerë të deklaruar 15 milionë euro dhe që ka marrë statusin “special” nga ana e qeverisë së kryeministrit Edi Rama.
Kompania “5D Konstruksion” sh.p.k, figuron me administrator dhe pronar 100% Nestor Muhamellarin, por që sipas SPAK zotërohet nga ish drejtorët Molla e Qato.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
47.9%
-
Jo
46.5%
-
Nuk e di
5.6%
Vota total: 2719
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Drejt gjykimit, SPAK përforcon dosjen '5D' me 2 prokurorë
8 Janar, 12:25
-
Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë! Kompania gjatë 2016-2022 fitoi 12 tendera dhe përfitoi rreth 2 mlionë euro
26 Dhjetor 2024, 15:36
-
Dosja 5 D, Gjykata e Lartë lë në burg dy ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë
4 Dhjetor 2024, 16:33
-
Dosja ‘5 D’/ Gjykata e Lartë kërkoi rishqyrtimin e masave, Apeli i GJKKO lë përsëri në burg ish-drejtorët Qato dhe Molla
7 Nëntor 2024, 13:41
-
Dosja 5D/ U vendosën në 'arrest në burg', Gjykata e Lartë prish vendimin e Apelit të GJKKO dhe dërgon për rishqyrtim çështjen e dy ish-drejtorëve të bashkisë Tiranë
27 Shtator 2024, 15:35
-
Dosja '5D', SPAK ngre akuzë të re për ish-drejtorët e bashkisë Tiranë, Molla dhe Qato akuzohen dhe për 'pastrim parash'! Tushes i shtyhen afatet e hetimit edhe me 3 muaj
23 Shtator 2024, 12:09
-
'Dosja 5D', ministri Arbjan Mazniku merret në pyetje nga SPAK
22 Korrik 2024, 09:55
-
Abuzuan me tenderat/ Sekuestrohet kompania ‘5D Konstruction' e 2 shoqëri të tjera në pronësi të Redi Mollës e Mariglen Qatos! Bllokohen troje e apartamente të familjarëve të tyre
9 Korrik 2024, 10:58
-
'21 janari', Dumani: Do ta hetojmë, zbatojmë vendimin e Gjykatës së Lartë! Afera 'Partizani'? Kreu i SPAK: Berisha nën hetim pasuror (E PLOTË)
8 Korrik 2024, 11:41
-
Dosja 5D/ SPAK u komunikon akuzat drejtorëve të bashkisë Tiranë
2 Korrik 2024, 14:11
-
Dosja '5D'/ Kërkuan zbutjen e masës së sigurisë, tre ish drejtorët e bashkisë Tiranë do vijojnë qëndrimin në qeli! GJKKO rrëzon kërkesën
24 Qershor 2024, 11:02
-
Apeli i GJKKO-së lë në burg ish drejtorët e bashkisë Tiranë në hetim për dosjen '5D'
3 Maj 2024, 15:05