-
Avokati i Metës largohet nga seanca në GJKKO: Gjykata duhet të shprehet për përjashtimin e Irena Gjokës nga çështja
Avokati Kujtim Cakrani është larguar nga seanca paraprake që po mbahet për dosjen Meta. Para gazetarëve, ai tha se së pari gjykata duhet të shprehet për kërkesën e tyre për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga çështa. Sipas tij, ajo është në konflikt interesi për shkak se ndaj saj ka nisur një hetim pas akuzave t
11 Nëntor 2025, 11:59 -
Provat e reja për lobimin e LSI në SHBA, avokati i Metës: Dosja të kthehet për hetim në SPAK, të përjashtohet Gjoka! Shtyhet seanca paraprake në GJKKO
Mbrojtja e Metës kërkoi që gjykata të shprehet për kërkesën e tyre për përjashtimin e Irena Gjokës nga çështja. Kërkoi që dosja të kthehet për hetime. Sipas tij, SPAK shkeli ligjin duke sjellë prova të tjera kur ka mbyllur hetimet. Në Apel u shty edhe seanca për kërkesën e ish presidentit për lirim nga qelia.
11 Nëntor 2025, 08:04 -
U dënua me 15 vite burg për drejtimin e një grupi të trafikut të drogës, Gjykata e Lartë prish vendimin për Domart Konjari! Do rigjykohet sërish në Apelin e GJKKO-së
Sipas prokurorisë Konjari është i përfshirë në trafikun e kokainës dhe heroinës nga Amerika Latine në Europë e kryesisht në Francë. Konjari dyshohet se drejtonte rrjetin e trafikut të kokainës në disa shtete të Europës Qendrore.
7 Nëntor 2025, 10:34 -
Akuzohen për tjetërsim pronash, Apeli i GJKKO lë në burg Rrumin e Shijakut dhe vëllain e deputetit socialist
Apeli i GJKKO-së la në fuqi masën “arrest me burg” në mungesë për Aleksandër Lahon, i njohur si “Rrumi”. E njëjta masë sigurie u la në fuqi edhe për vëllain e tij, Vullnet Muça, dhe shtetasin Vlash Brahja, të dyshuar për tjetërsimin e tokave në Gjirin e Lalzit.
30 Tetor 2025, 15:44 -
Dhunoi punonjësin e sigurisë në Gjykatën e Vlorës, Apeli liron nga arresti shtëpiak me garanci pasurore 5 mln lekë të vjetra avokatin e Monika Kryemadhit
Apeli vendosi të lirojë avokatin e Monika Kryemadhit me garanci pasurore ( 5 mln lek te vjetra ) duke caktuar ndaj tij masën detyrim paraqitje.
28 Tetor 2025, 13:33 -
Gjykata e Lartë lë në fuqi konfiskimin e 3.4 milionë eurove të 'Toyta Yaris', rrëzohet rekursi i biznesmenit Alban Mollaymeri
Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e biznesmenit Alban Mollaymerit, duke lënë në fuqi vendimin e Apelit të GJKKO për konfiskimin e 3.4 milion eurove të kapura më 24 qershor 2018 në Durrës, në automjetin tip “Toyota Yaris”, dhe kalimin e tyre shtetit.
21 Tetor 2025, 17:49 -
Inceneratori i Fierit, Gjykata e Lartë: Çështja të rigjykohet në Apelin e GJKKO-së me trupë tjetër
Gjykata e Lartë prish vendimin e Apelit të GJKKO-së, i cili e kishte kthyer dosjen e inceneratorit të Fierit për rigjykim në GJKKO. Gjykata e Lartë thotë se dosja duhet të rigjykohet nga Apeli, por me një trupë tjetër gjykuese.
21 Tetor 2025, 15:32 -
Vrasja e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt në Elbasan, Gjykata e Lartë lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Xhulian Hoxhën dhe 16 vite për Euglen Halilin
Për Hoxhën, Apeli i GJKKO vendosi më 8 prill 2024, dënimin me burgim të përjetshëm për Xhulian Hoxhën, ndërsa 16 vite burg për Halilin, i cili gëzon edhe statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.
20 Tetor 2025, 17:42 -
Ilir Meta kërkon lirinë, shtyhet seanca në Apelin e GJKKO-së! Avokati: Nuk na kishin njoftuar për gjyqtaren
Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve se përse Ilir Meta nuk paraqitet në seancë, avokati Çakrani tha se Meta nuk ka asnjë pritshmëri nga gjykatat shqiptare, dhe të gjitha veprimet janë thjeshtë proceduriale dhe se synimi i tyre është Gjykata e Strasburgut.
17 Tetor 2025, 11:17 -
Kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla ankimon në Apelin e GJKKO dënimin me 1 vit burg për korrupsion zgjedhor
Me anë të postës elektronike në Apelin e GJKKO-së është dorëzuar ankimimi nëpërmjet avokatit të tij. Me 24 janar të vitit 2024,Gjykata e Posaçme e gjeti dhe e shpalli fajtor Memollën.
11 Tetor 2025, 13:22 -
-
-
Gjykata e Lartë zbardh vendimin: SPAK e GJKKO s'kanë prova që vërtetojnë se Elton Qyno ka kryer veprime në kundërshtim me detyrën e tij të gazetarit
Në vendimin e Gjykatës së Lartë thuhet qartë që pavarësisht se SPAK dhe Gjykata e Posaçme e shkallës së parë, kanë parashtruar një sërë komunikimesh telefonike mes të dyshuarve si pjesëtarë të një organizate kriminale, ku citohet edhe gazetari Qyno, provat apo aktet e verifikuara, nuk mbështesin dyshimin që Elton Qyno ka kryer një veprim kundërshtim me detyrën e tij të gazetarit.
29 Shtator 2025, 16:31 -
Ish-kryebashkiaku Vangjush Dako përfundon dënimin, nga sot qytetar i lirë
Dhe pse u raportua se më datë 21 shtator, Dako la ambientet e spitalit të Infektivit dhe u shoqërua për në qeli për të shlyer ditët e mbetura, ai nuk ka kaluar asnjë ditë i izoluar pasi Drejtoria e Burgjeve i dha leje për korrektësi dhe sjellje të mirë.
26 Shtator 2025, 09:28 -
Vangjush Dako përfundoi në spital kur mësoi që duhet të shkonte në burg, policia ekzekuton vendimin
Ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako është arrestuar nga Policia e Durrësit në zbatim të vendimit të Apelit të GJKKO, që e riktheu në burg me vendimin e ditës së sotme.Sipas burimeve të
16 Shtator 2025, 19:46 -
Apeli i GJKKO rikthen në burg Dakon, ish-kryebashkiaku i Durrësit duhet të vuajë edhe 10 ditë dënim! Policia e gjen në spital
Apeli konfirmoi dënimin edhe tre të pandehurit e tjerë, Fatmir Ejupi, Fiqiri Farruku dhe Adrian Bulku, me nga 2 vite burgim me gjykim të shkurtuar, dënime të pezulluara me shërbim prove nga GJKKO.
16 Shtator 2025, 14:44 -
Masakra e '97 në Kuçovë ku u vranë 4 policë, Fran Marashi kërkon pafajësinë në Apelin e GJKKO! Përballet me familjarët e viktimave: S'kam gisht në ngjarje
Ngjarja e rëndë, për të cilën akuzohet, u rigjykua sërish në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion pas rikthimit të çështjes nga Gjykata e Lartë. Përveç Fran Marashit, me burg përjetë janë dënuar edhe Musa Protoduari si dhe Shkëlqim Protoduari, si dhe disa persona të tjerë me 25 vite burg.
12 Shtator 2025, 13:14 -
Apeli i GJKKO-së rrëzon Ilir Metën, mbetet në burg! Avokati: S’kemi pritshmëri, por do bëjmë kërkesa të tjera
Gjykata e Posaçme e Apelit konfirmoi sot masën e sigurisë arrest me burg për Ilir Metën, duke refuzuar kërkesën e tij për liri nga qelia. Mbrojtja e Metës edhe një herë përsëriti akuzat për GJKKO, ndërsa paralajmëroi kërkesa të tjera për një masë më të lehtë sigurie së shpejti.
8 Shtator 2025, 07:21 -
'Nuk helmoj provat', Ilir Meta kërkon lirinë, më 8 shtator mbahet seanca në Apelin e GJKKO-së
Në Apelin e Posaçëm të GJKKO-së më datë 8 shtator, do të mbahet seanca e radhës për shqyrtimin e ankimimit të ish-presidentit Ilir Meta, i cili këkon zëvëndësimin e masës "arrest me burg" me një tjetër masë sigurie.
2 Shtator 2025, 11:24 -
Rrëmbimi dhe zhdukja e Jani Prengës, Apeli lë në fuqi vendimin e GJKKO, burg përjetë kopshtarit Festim Bexhdili! Ende në kërkim Altin Hajri (VENDIMI)
Edhe pse u rikthye për të dytën herë në Apel, ish kopshtari i kompleksit Golden Festim Bizhdili, nuk i shpëtoi burgimit të përjetshëm. Treshja gjykuese vendosi të lërë në fuqi vendimin e Gjykatë së Posaçme, megjithëse dy prokurorët ishin të ndarë në kërkesat e tyre, duke kërkuar njëri 20 vite dënim dhe tjetri burg të përjetshëm.
25 Korrik 2025, 11:33