Atentati në Shkodër, flet Drejtori i Policisë Sulaj: Po kqyren kamerat e sigurisë në zonë

8 Shkurt, 20:27 | Përditesimi i fundit: 2024-02-08 20:29:52

Drejtori i policisë vendore të Shkodrës Edmond Sulaj ka folur për atentatin ndaj Selami Brahimit në lagjen "Xhabiej" në Shkodër. Sulaj tha se po punohet për zbardhjen e kësaj ngjarje përmes kqyrjes së kamerave të sigurisë, ndërsa po pyeten dëshmitarët dhe vetë i plagosuri.