Protesta më e madhe nga nisja e luftës në Rripin e Gazës! Mijëra izraelit bllokojnë Tel Aviv-in kundër Netanyahut

16 Qershor, 18:53 | Përditesimi i fundit: 2024-06-16 18:56:48

Protesta më e madhe organizuar ndonjëherë, që nga nisja e luftës midis Izraelit dhe Hamasit, u bë mbrëmë në rrugët e Tela Avivit. Demonstruesit kërkuan që kryeministri Benjamin Netanyahu t’i japë fund luftës në enklavën e rrethuar dhe të shkatërruar palestineze në mënyrë që të arrihet një marrëveshje për shkëmbimin e pengjeve për të burgosurit palestinezë në burgjet izraelite