1 litër naftë 15 lekë më shumë se në vitin 2020, dështon protesta e njoftuar për çmimin e naftës! Ekspertët: Tregu ndërkombëtar shkak për rritjen

15 Korrik 2021, 17:55

Çmimi i karburanteve në treg ka njohur një rritje thuajse me 15 lekë për litër krahasuar me vitin e kaluar, kur si pasojë e pandemisë çmimi i naftës, benzinës dhe gazit shënoi ulje. Këtë të enjte në disa pika karburanti 1 litër naftë ju shit shoferëve me 177-180 lekë, nga 155-160 lekë që ishte në vitin e kaluar.

Ky është shtrenjtimi i tretë që ndodh që nga fillimi i këtij viti. Rritje është vërejtur edhe tek benzina si dhe tek gazi. Shkak për këtë rritje sipas ekspertëve është bërë rritja e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare, si dhe hapja e shteteve pas izolimit së shkaktuar nga pandemia çka ka sjellë rritje të kërkesës për karburant.