1 milionë tifozë për të festuar kualifikimin, festa kthehet në tragjedi te Meksika! 3 të vdekur

1 Korrik, 12:46 | Përditesimi: 1 Korrik, 12:46

Festa e jashtëzakonshme pas fitores 2-0 kundër Ekuadorit është kthyer shpejt në një tragjedi në Meksikë. Mediat atje shkruajnë se 3 persona humbën jetën nga asfiksia, pasi rreth 1 milionë tifozë u mblodhën për të festuar te ‘Ëngjëlli i Pavarësisë’. Sipas mediave meksikane personat që humbën jetën janë të moshës 19, 44 dhe 48 vjeç.

E.H/Shqiptarja.com