Festë për Shqipërinë pas triumfit të Colturit në Kupën e Botës në ski, kreu i federatës Elvis Doçi për Report Tv: Sot ishte dita jonë, Lara ndihet shqiptare

21 Nëntor, 18:35 | Përditesimi: 21 Nëntor, 18:35

Ditë historike për Lara Colturin dhe Shqipërinë. Skiatorja korri fitoren e parë në karrierë, duke zënë vendin e parë në Slalomin e Austrisë. Në Report Tv, Elvis Doçi tregoi se e priste fitoren dhe se regjia ndërkombëtare i kishte kërkuar ta përgatiste himnin shqiptar që para garës.

E.H/Shqiptarja.com