1 mld lekë investim, Galeria në restaurim pa drejtor e bord, jashtë saj zero aktivitete! Ministria hesht në 10 muaj, Isufi: Jo titullar teknik

3 Gusht 2022, 19:24 | Përditesimi i fundit: 2022-08-03 19:25:43

Prej tetorit të 2021 kur Galeria Kombëtare u mbyll për t’iu nënshtruar rikonstruksionit, mungon transparenca për ecurinë e punimeve e cila mbikëqyret nga Ministria e Kulturës. Ndryshe nga sa u premtua gjatë kësaj kohe nuk janë zhvilluar aktivitete jashtë saj. Artisti Ardian Isufi flet për boshllëkun e krijuar dhe mungesën e një titullari të ri të mandatuar që ketë vizion për artin.