1 vit nga lufta në Ukrainë/ G7: Rusia ka kryer krime kundër njerëzimit! Reagimi i bashkësisë ndërkombëtare, i pamjaftueshëm

18 Shkurt 2023, 18:28

Shtetet e bashkuara të Amerikës artikuluan akuzat më të ashpra ndaj Moskës në konferencën e Mynihut kur thanë se Rusia ka kryer krime kundër njerëzimit. Në një deklaratë të përbashkët G7 angazhohet për të vijuar mbështetjen ndaj Ukrainës, ndërsa Kievi shpreson te Kina për të negociuar me Moskën.