10 mijë euro për 4 mina me telekomandë, kush ishte poseduesi i tyre nga Fushë Kruja i arrestuar në Durrës

26 Gusht 2021, 08:34 | Përditesimi: 26 Gusht 2021, 13:22

Një 50-vjeçar është arrestuar pasi u kap me 4 mina me telekomandë, të cilat i kishte gati për t'i shitur. Në pranga ra Arben Elezi, 50 vjeç, banues në fshatin Larushk, Fushë Krujë, i cili kishte përgatitu 4 mina me telekomandë të lidhur me një aparat celular dhe ishte gati për t'i shitur ato për kriminelët.

Arrestimi i tij u bë gjatë operacionit të koduar "Furnitori",  ndërsa 4 minat me telekomandë do shiteshin kundrejt çmimit 10.000 euro.

KT/Shqiptarja.com