10 mln lekë për 16 projekte! Nga Kozma tek Shundi, ‘Fondi i Teatrit për të rinj’ me emra të dramaturgëve të traditës! Fitues me produksione të gatshme? Basha: S’kam dijeni

14 Maj 2022, 16:33

Ministrja e Kulturës Elva Margariti dhe drejtori i “Eksperimentalit” Altin Basha kanë shpallur 16 fituesit për Fondin e Teatrit për të Rinj. 39 aplikime nga e gjithë Shqipëria i konsiderojnë si numër të lartë, e mes tyre 8 pjesët dramaturgjike në shqip përfshijnë emra të traditës, dhe produksione që mund të jenë të gatshme.