10 vite pa Dom Antonio Schiarra, misionarin që ‘ndriçoi’ në Zadrimë dhe ideoi Kambanën e Paqes! Përurohet libri biografik ‘Dhe shkretëtira do lulëzojë’

9 Dhjetor 2022, 16:59

Në 10-vjetorin e vdekjes së misionarit italian Dom Antonio Schiarra që shërbeu në zonën e Zadrimës, është publikuar libri "Dhe shkretëtira do lulëzojë". Është një përmbledhje e veprimtarinë e gjithanshme dhe humanizmin të Dom Antonios, i cili punoi më shumë se kushdo tjetër për zadrimorët në Lezhë.