10 vjet nga aksidenti në Qafën e Vishës ku vdiqën 13 persona! Familjarët e viktimave, dyshime mbi hetimet e aksidentit! Babai i Dorina Stafës, ende në kërkim të së vërtetës

21 Maj 2022, 20:33

Edhe pse kanë kaluar 10 vite nga tragjedia e Qafës së Vishës ku humben jeten 11 studentë në Universitetin e Elbasanit, i fejuari i njërës prej studentëve si dhe shoferi i autobusit, familjarët e viktimave kërkojnë ende vendosjen e drejtësisë. Hasan Stafa, babai i Dorina Stafës, një prej viktimave thotë për Report Tv se do t’i shkojë çështjes deri në fund derisa të zbardhet e vërteta