10 vjet nga ndarja fizike, Nikolin Gurakuqi në Panair me poemën dedikim: Im bir më bëri poet, letërsia mjekon dhimbjen!

18 Nëntor 2022, 14:27

Artisti Nikolin Gurakuqi, vjen në këtë Panair të Librit me një botim të ri. Poema “Eja ikim” është një dedikim për 10-vjetorin e ndarjes nga jeta të djalit të tij Marsidit. Autori rrëfen përvojën e tij 10-vjecare si poet, që lindi nga dhimbja e për ta mëkuar atë.