100 ditët e para të mandatit të tretë, Rama mbledh kabinetin qeveritar! Ministrat në 'sitë' për punët e bëra

22 Dhjetor 2021, 11:29 | Përditesimi i fundit: 2021-12-22 11:49:48

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një mbledhje me kabinetin qeveritar, për të kryer një analizë mbi punët e bëra në 3-mujorshin e parë të mandatit të tretë.

Mësohet se fokusi i kësaj mbledhje është pandemia dhe rindërtimi, ndërsa nuk do të mungojë analiza edhe për punën e bërë nga ministrat e tjerë në 100 ditëshin e parë. Mbledhja ka nisur në orën 09:30, pa praninë e mediave dhe po zhvillohet në 'Vila 30', në ish-Bllok.