GJIROKASTËR- Tingujt klasikë të kompozitorit argjentinas Artos Piazzola të ardhur përmes orkestër simfonike, krijuan një atmosferë të këndshme artistike në kalanë e Argjirosë në qytetin e gurtë të Gjirokastrës.
Koncerti “Ne dhe Piazzola” u mbajt në përkujtim të 100-vjetorit të lindjes së artistit argjentinas. Në festivalin “Gjiro-clasica” u interpretuan pjesë nga vepra e tij nga instrumentistët si Suela Picirri, Kristina Petrollari dhe Dorina Laro e cila thotë se aktivitete të tilla gjallërojnë jetën e artistike të qytetit.


















