100-vjetori i vdekjes së babait të kombit shqiptar/ Homazhe në Tiranë e Vlorë për Ismail Qemalin

24 Janar 2019, 16:06

Dita e sotme shënon 100 vjetorin e ndarjes nga jeta të atit të Pavarësisë, Ismail Qemalit. Ismail Qemal bej Vlora Qemali ka qënë veprimtar i çështjes kombëtare dhe themelues i shtetit shqiptar. Ismail Qemali ishte firmëtari i parë i Deklaratës së Pavarësisë dhe kryetari i këshillit të ministrave të Qeverisë së Parë të Shqipërisë. Homazhe për të janë zhvilluar në shtatoren e tij Tiranë nga Bashkia (SHIKO KËTU)dhe presidenti Ilir Meta. (SHIKO KËTU) Nderime të shumta kanë ardhur edhe nga politikanë nga Kosova. Ndërsa në Vlorë, në qytetin ku Qemali shpalli pavarësinë të pranishëm në homazhe ishin kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, deputë dhe ministja e Kulturës, Eva Margariti e cila përcolli edhe fjalën e kryeministrit Edi Rama.

    No videos found.