VLORË-Në ceremoninë përkujtimore për 101 vjetorin e luftës së Vlorës morën pjesë këtë të premte, përfaqësues të pushtetit lokal, si kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli dhe kryetari i qarkut, Ervis Moçka.
"Kjo është krenaria legjitime e Vlorës dhe vlonjatëve dhe asaj që vlonjatët që kanë ditur të bëjnë. Është privilegj të jem sot këtu që të përkujtoj këtë pjesë të lavdishme të historisë", u shpreh Leli.