11 janari pritet 'luftë' në Londër, boksieri Bermeta: Në ring vetëm për fitore, 2025-ën e kurorëzoj me një tjetër titull

7 Janar, 15:58

Për herë të 20 në karrierë, boksieri shqiptar Alban Bermeta, të shtunën e 11 janarit do të ngjitet në ring për të dueluar kundër Mirsad Cebos. 33-vjeçari thotë për Report TV se llogarit vetëm fitoren dhe se pret një sallë të mbushur plot me shqiptarë në Londër.