11 shoferë në pranga në 24 orët e fundit në vend, Policia apel: Mos 'fluturoni' në rrugë për të arritur sa më parë detin, se në rastin më të mirë do arrini radarin

24 Korrik 2021, 15:29

11 shoferë kanë rënë në prangat e policisë në 24 orët e fundit në vend, pasi u kapën në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Me një njoftim për mediat, Policia Rrugore bën me dije se 6 prej 11 personave të arrestuar ranë në pranga për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 5 të tjerë për drejtim mjeti pa leje drejtimi.