11 tetor fillon viti i ri akademik, Kushi apel studentëve për vaksinimin: Është zgjidhja më e mirë për rikthimin në auditorë, të tregojmë nivel të lartë përgjegjshmërie

17 Shtator 2021, 16:38 | Përditesimi: 17 Shtator 2021, 16:39

Teksa viti i ri akademik fillon më 11 tetor, përmes një video-mesazhi të publikuar në rrjete sociale, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, së bashku me studentë e pedagogë, kanë bërë një apel për rëndësinë e veçantë që i duhet kushtuar vaksinimit përgjatë këtij muaji me qëllim rikthimin sa më parë normalitetit dhe jetës akademike në auditorët e universiteteve.

KT/Shqiptarja.com