11 vatra aktive zjarri në vend, ende problematike situata në Majën e Rrunës! Flakët janë përhapur edhe në fshatin Lundre në Ulëz, ndërhyhet nga ajri me helikopter

24 Gusht 2021, 11:32 | Përditesimi: 24 Gusht 2021, 11:32

11 vatra zjarri janë ende aktive në vend, ndërsa më problematike situata paraqitet në Majën e Rrunës dhe në fshatin Lundre në Ulëz. Maja e rrunës ndodhet prej gati 3 javësh nën 'pushtetin' e flakëve, ndërsa situata më problematike është në Majën e Zezë. Në zonë për shuarjen e flakëve po punon një helikopter holandez si dhe janë angazhuar 30 trupa te Forcave te Armatosura.

KT/Shqiptarja.com