113 urdhër arreste për ndërtuesit e pallateve në Turqi, kreu i shoqatës ‘Vatra’ për Report TV: Vidhnin! Nuk ndërtonin sipas standarteve

12 Shkurt 2023, 12:44

Në Turqi u lëshuan 113 urdhër arreste nga policia për ndërtuesit e pallateve të shembura pas tërmetit të 6 shkurtit, nën akuzën se nuk kanë zbatuar standartet e duhura të ndërtimit.Teksa foli për këtë çështje, kryetari i shoqatës ‘Vatra’ në Stamboll, Bora Zukali, në një lidhje skype për Report TV tha se në Turqi kishte rreth 453 mijë kontraktorë dhe shumica prej tyre nuk e kanë përfunduar universitetin.