1.15 miliard Euro! Rindërtim dhe Integrim?

19 Shkurt 2020, 12:09

TIRANE- Zv. ministri i Jashtëm Etjen Xhafaj, ishte në studion e Repolitix për të folur lidhur me konferencën e donatorëve të mbajtur dje në Bruksel që mblodhi 1.15 miliardë euro për Shqipërinë dhe hapat e radhës që do të merrem për rindërtimin dhe rimëkëmbjen e vendit pas tërmetit të 26 nëntorit.

"Kemi një sinjal për hapjen e negociatave pas konferencës. Ne do të vazhdojmë punën. Për një muaj u përpilua raporti i dëmeve dhe u mbyll me sukses. Mendojmë se ka humbës në këtë proces dhe ajo është opozita. Donatorët kanë dhënë online ndihmë dhe kontributin e tyre për popullin shqiptar dhe në fund të ditës paratë janë aty", u shpreh Xhafaj.