119 kg kokainë në një magazinë në Tiranë, Report Tv zbulon itinerarin e konteinerit! U nis nga Ekuadori më 5 nëntor dhe mbërriti në Durrës pas 52 ditësh

12 Janar 2022, 12:51 | Përditesimi i fundit: 2022-01-12 16:57:07

Është nisur në datën 5 nëntor nga Porti Bolivar dhe më pas në datë 6 është transferuar në portin e qytetit të Guayaquil. Aty ka qëndruar disa ditë dhe destinacioni i radhës ka qenë Porti i Rodman në Panama. Më 23 nëntor anija është gjurmuar në Portin Colon po në Panama.