Emisioni ‘ Kasketa’ rikthehet sërish në Report Tv pas 9 vitesh nga ideatori dhe moderatori Kastro Zizo. Edhe në këtë rikthim, përkrah tij do të jetë bashkëpunëtori HAIR Ismailoni, i njohur ndryshe si ‘Daja’. Me një projekt fantastik që do t’ju mbajë të mbërthyer përpara ekranit. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” ai tregoi më tepër për këtë rikthim të ‘Kasketës’.
“Kasketa fillon transmetimin të mërkurën e ardhshme në orën 20:55 , jemi në Prime Time dhe kjo mi ka shtuar emocionet dhe përgjegjësitë. Kasketa e parë në terren që kam bërë me Dajon ka fiks 9 vjet që është dhënë. Atëherë bëri bujë dhe në gjithë këto vite që mendonim që të rifillonim siç edhe erdhi me 12 seri, shumë njerëz në vite më shkruanin kur do rifilloni” tha ai për rikthimin e këtij projekti në Report Tv.