1.2 mln euro false në Rinas, një zvicerane bashkëpunëtore e 2 kamerunasve, jetonte prej vitesh në Shqipëri! Do të takoheshin në një hotel në Laprakë

25 Shkurt 2022, 11:20 | Përditesimi i fundit: 2022-02-25 14:17:43

Jeniffer Chollet nga Zvicra dhe Zinedine Nkeh nga Kameruni janë dy bashkëpunëtorët e tjerë të Josoua Ngankam, të cilit iu gjetën 1.2 milionë euro false në Rinas pak ditë më parë, të arrestuar nga policia. Mësohet se zviceriania Chollet jetonte prej disa vitesh në vendin tonë dhe emri i saj si bashkëpunëtore është shfaqur pas marrjes së deklarimeve të Ngankam.