128 filma, nis 'Travel Fest Albania', Bojken Lako: Ide fantastike! Çeço e Kurti: Të ftuar kineastë të njohur

19 Korrik 2022, 16:23

Nisi në Amfiteatrin e Tiranës ‘Travel Fest Albania’. 128 filma nga e gjithë bota do të shfaqen falas në 4 kinema të kryeqytetit deri në 24 korrik. Dhjetëra autorë do të jenë të ftuar për të shkëmbyer përvojën e tyre kinematografike edhe të filmave “travel”, ngjarje kulturore që do t’i shërbejë promovimit të vendit.