Propozimi për të vendosur taksa deri në 15% për korporatat globale është mbështetur nga zyrtarë të 130 vende të botës . Marrëveshja nuk pritet të hyjë në fuqi deri në vitin 2023 dhe synon t’i parandalojë korporatat shumëkombëshe t’i zhvendosin fitimet e tyre në vendet me taksa më të ulëta.
Marrëveshja parashikon taksimin edhe për fitimet e kompanive në vendet ku bëjnë biznes online, edhe pse nuk kanë prani fizike atje.