132 familje në Shkodër ngrihen në protestë: Duam legalizimin e banesave ose bojkotojmë zgjedhjet

25 Mars 2023, 14:47

Një protestë është zhvilluar ditën e sotme në Shkodër, ku 132 banorë që jetojnë në zonën e ish-Divizionit kërkojnë legalizimin e banesave të tyre. Këta banorë një letër drejtuar drejtueses politike të PS-së për Qarkun e Shkodrës, Elisa Spiropalit, kryebashkiakut së Shkodrës, Bardh Spahia dhe kandidatit të PS për Shkodrën, Benet Becin kërkojnë që të gjendet një zgjidhje dhe të pajisen me certifikata legalizimi dhe pronësi, në të kundër do të bojkotojnë zgjedhjet vendore të 14 majit.