‘Ke 5 minuta për t’u menduar’, Hoxha zbulon për herë të parë si ia propozoi Rama postin e ministrit të Jashtëm

20 Nëntor, 13:51 | Përditesimi: 20 Nëntor, 13:51

“Ke pesë minuta.” Kaq kohë i dha kryeministri Edi Rama Ferit Hoxhës për t’u menduar, pasi i propozoi të merrte drejtimin e diplomacisë shqiptare. Në një intervistë për Report Tv, Hoxha rrëfeu për herë të parë bisedën që zhvilluan rrugës nga aeroporti për në Bruksel, kur ai ishte ende ambasador i Shqipërisë pranë Bashkimit Europian. Hoxha tha se propozimi e bëri shumë të lumtur, por edhe e vuri në merak nëse do të mund ta përmbushte detyrën.

 

M.V/Shqiptarja.com