137 kg kokainë në Durrës, Policia greke: Në një nga pakot, trafikantët kishin vendosur GPS, na sinjalizoi një doganë e huaj

9 Tetor 2019, 20:43

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga zbulimi i 137 kg kokainë, të gjetur në kontenier në portin e Durrësit. Në një deklaratë për mediat, policia greke bën me dije se në pakot e kokainës, e pastër në masën 85%trafikantët kishin vendosur GPS, nga ku kontrollonin sasinë e drogës që ishte nisur nga Ekuadori. Është pikërisht kjo sasi, e cila është lënë nga autoritetet greke që të shkojë në destinacion, por me dorëzim të kontrolluar, për të shkuar në gjurmët e pritësve.  Ato konfirmojnë se informacioni ka ardhur nga një doganë e huaj dhe jo një telefonatë anonime, siç ishte njoftuar më herëtmegjithëse nuk specifikohet se për cilin shtet bëhet fjalë. 

Referuar njoftimin zyrtar të autoriteteve të shtetit fqinj, fillimisht, më 19 gusht në Pire janë gjetur dhe sekuestruar 17 pako me rreth 20 kg kokainë me destinacion Shqipërinë. Dy ditë më vonë, më 21 gusht u zbuluan 22 pako të tjera me 25 kg kokainë me destinacion po vendin tonë. Pikërisht në sasinë e kësaj date, një nga pakot ishte vendosur GPS. Gjithashtu, edhe më 28 gusht u kap një tjetër sasi me 25 kg kokainë të ndarë në 22 pako.

    No videos found.