14 Maji/ Drejtuesi i ‘Qëndresa Qytetare’ në Report TV: Blerja e votës problemi kryesor, politika e pa interesuar ta luftojë! Drejtësia të dënojë zyrtarë, jo vetëm disa komisionerë

6 Prill 2023, 13:42

Rigels Xhemollari, drejtues në ‘Qëndresa Qytetare’, organizate e cila merret me vëzhgimin e zgjedhjeve deklaron se blerja e votës dhe përdorimi i burimeve publike janë 2 prej problematikave më të mëdha të zgjedhjeve në vend. I ftuar në ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu, Xhemollari shprehet vetëm pjesëmarrja e minimizon efektin e këtij fenomeni.