14 maji/ Escobar: Shqipëria të garantojë zgjedhje të lira! Rajoni të intensifikojë luftën ndaj korrupsionit

20 Mars 2023, 17:04

Shqipëria duhet të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme në14 maj është apeli që vjen nga i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Në një komunikim online me gazetarët Escobar u shpreh se Shqipëria duhet të bëjë më shumë progres në luftën kundër korrupsionit.