14 segmente rrugore me kamera, eksperti në Report Tv: Do ulen aksidentet! Kodi i ri rrugor? Duhej të ishte vënë fillimisht në provë

29 Mars 2023, 13:42

14 segmente rrugore do të jenë të monitoruara nga kamerat e sigurisë si formë e re të monitorimit kundër shkeljeve të qarkullimit. Për ekspertin rrugor, Fadil Likaj ky ‘fortifikim’ digjital, jo vetëm që është dobi, por madje e sheh si metodë efikase për të ulur rendimentin në rritje të aksidenteve rrugore.