14 vite nga tragjedia e Gërdecit, 15 marsi që i mori jetën 26 personave dhe la të lënduar 300 të tjerë! Ende një krim pa fajtor në burg

15 Mars 2022, 11:45 | Përditesimi i fundit: 2022-03-15 15:09:37

15 mars 2008, mesditë ora 12:05 një shpërthim i fuqishëm tronditi Tiranën, ndërsa krateri i tij u shënua pak kilometra më tutje në fshatin Gërdec në Vorë.

Teksa minutat kalonin ajo çka kishte ndodhur ishte e paimagjinueshme, 26 të vdekur e mbi 300 të plagosur dhe me 100 shtëpi të rrafshuara.