14 zyrtarë në dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, Autoriteti i Dosjeve raporton mungesën e bashkëpunimit të subjekteve politike

8 Prill, 16:04

Me vetëm 73 punonjës Autoriteti i Dosjeve për vitin që lamë pas ka ndërmarrë një punë intensive. Në raportin vjetor të depozituar në Kuvend, përmbledh veprimtarinë për 2023-shin, objektivat kryesore për këtë vit, por edhe shqetësime sa i përket ligjit, edhe për integritetin e zyrtarëve, ku siç thuhet subjektet politike nuk kanë qenë bashkëpunues.