Pikëpyetjet mbi emrin e ri të drejtorit të policisë së shtetit u diskutuan mbrëmjen e sotme në ‘Frontline’ me Marsela Karapançon. Gazetari Sokol Dema u shpreh se emrat që kanë dalë për të kandiduar për këtë post diheshin dhe më parë.
'Emrat ishin kuptuar, pjesa më e madhe kishin dalë. Deri në orën 00:00 është pritur për të dorëzuar kandidatura. Disa e kanë dorëzuar në momentet finale. Nuk ka patur kandidatë të tjerë. Mendoj se ka patur emra që janë përfolur, por kush e ka dërguar nuk është kthyer më prapa. Ajo çfarë lista përmban janë edhe më të mirët në polici, por ka dhe elementë të tjerë.'
Analisti Lavdrim Lita thekson se gara do kishte më kuptim nëse do dinim më parë arsyet pse u largua Rrumbullaku apo ministri Balla.