Mbledhja e Asamblesë së PS-së të shtunën, Evis Kushi tregon disa prej çështjeve që do të diskutohen: Po përgatitemi për zgjedhjet e ardhshme të 9 majit!

12 Nëntor, 22:37 | Përditesimi: 12 Nëntor, 22:37

Sa u përket kandidaturave për kryetarë bashkie, Kushi nuk dha një përgjigje nëse emrat do të bëhen publikë në mbledhjen e së shtunës. Ajo theksoi se Asambleja do të diskutojë kriteret dhe procesin që do të ndiqet për përzgjedhjen e kandidatëve, si dhe hapat deri në fushatën e ardhshme.

E.H/Shqiptarja.com